Një godinë 26 katëshe në qytetin Sao Paolo të Brazilit është shkrumbuar.
Pasi është përfshirë nga flakët godina është shembur.
Rreth 150 zjarrfikës kanë qenë duke luftuar me flakët por nuk kanë mundur që të ndalojnë zjarrin e madh.
Familjet kanë qenë evakuuar të gjitha, në momentin e shembjes.
Policia ushtarake krijoi një kordon sigurie prej tre blloqesh rreth zonës si një masë paraprake dhe evakuoi ndërtesat aty pranë.