Asqeri Mandri, i cili mbante burgosur dhe dhunonte bashkëshorten e tij, monitoronte çdo lëvizje të saj me kamera jo vetëm brenda banesës.
Siç, shihet në video kamerat janë vendosur edhe në murin e jashtëm të shtëpisë së tyre në Kodër-Institut.
Ka qenë kjo e fundit që ka denoncuar në polici 34-vjeçarin, i cili u vendos në pranga ditën e sotme (6 Shkurt).
Asqeri Mandri mësohet se sapo ishte kthyer nga Gjermania. Çifti ishin prindër të 4 fëmijëve dhe jetonin në zonën e Kodër-Institut.
“Si rezultat, falë reagimit në kohë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 u arrestua shtetasi A. M., 34 vjeç, banues në Kodër Institut.
Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 34-vjeçari ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, të cilën e mbante të mbyllur në banesën e tyre ku kishte montuar kamera për të monitoruar lëvizjet e saj”, raportoi policia.