Gjigandi Uber ka vendosur të ndërpresë testimet e makinave autonome, pasi një e tillë shkaktoi një aksident vdekjeprurës.
Makina kishte në brendësi të saj Rafaela Vasquez, por ajo nuk ishte në drejtim.
Ngjarja u regjistrua në një rrugë në Arizona, SHBA.
Makina ishte brenda shpejtësisë së lejuar, kur përpara i doli një grua që po shtynte biçikletën.
Makina nuk frenoi dhe Elaine Herzberg humbi jetën nga përplasja.
Zona nuk ishte shumë e ndriçuar.
Vasquez i tha policisë se ajo nuk mund të përandalonte tragjedinë.