Dalin pamjet: Kështu u dogj kabina e pagesës në rrugën e Kombit (VIDEO)

Kanë dalë pamjet e para të djegies së kabinës nga protestuesit, ku janë të vendosura makineritë që do të bëhet pagesa për të kaluar në rrugën e Kombit.

Nga pamjet e publikuar nga Report Tv, dallohet se protestuesit kanë djegur çdo gjë që kanë gjetur para.

Protesta në fjalë u zhvillua dy ditë më parë, kundër tarifës së rrugës së Kombit.

Gjatë kësaj proteste, pati përplasje mes policisë dhe protestuesve, të cilët të irrituar nga vendosja e tarifës i kanë vënë flakën kabinës.

Lidhur me këtë protestë, policia ka vënë në pranga 23 persona, të cilët janë dërguar në Tiranë.

Familjarët e të arrestuarve kanë reaguar për mënyrën e arrestimit të tyre, pasi ata janë vënë në pranga nga policia gjatë mesnatës.

Për lirimin e tyre, dhjetëra protestues ndodhen para Drejtorisë së Policisë, ku kërkojnë lirimin e tyre.

Qytetarët janë shprehur kundër vendosjes së kësaj tarife nga qeveria, pasi sipas tyre, ajo është shumë e lartë për nivelin e jetës që kanë banorët e Kukësit dhe jo vetëm.

Qeveria ka vendosur se çdo drejtues automjeti që kalon në rrugën e Kombit, duhet të paguajë nga 5 euro deri në 44 euro.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme