Dalin pamjet nga tragjedia në Gramsh! Dy të rinjtë ishin duke punuar kur i zuri poshtë masivi i dheut që u dhemb, si ndodhi ngjarja në kantierin e HEC-it

Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur vendin këtë të shtunë duke rikthyer në vëmendje një nga problemet më shqetësuese të tregut të punës në Shqipëri, mungesa e standardeve të sigurisë në kantieret e ndërtimit.


Dy të rinj humbën jetën në fshatin Holtë të Njësisë Administrative Poroçan në bashkinë e Gramshit , gjatë punës në një kantier ndërtimi të një hidrocentrali që po ndërtohet nga një kompani private.

Sipas të dhënave zyrtare nga policia, viktimat janë Abas Basha, 22 vjeç, dhe Egzon Lleshi, 32 vjeç.

Gazetari Fatmir Popja, raporton se dyshohet se të rinjtë kanë humbur jetën si pasojë e rrëshqitjes së një masivi dheu, ndërsa ndodheshin në vendin e punës.

Tragjedia ka ndodhur rreth mesditës së kësaj fundjave dhe hetimet paraprake flasin për një aksident të rëndë, i cili mund të jetë pasojë e kushteve të papërshtatshme të sigurisë në punë.

Tragjedia në Gramsh

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur punën për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje si dhe për të dokumentuar ligjërisht shkeljet eventuale të protokolleve të sigurisë.

Ngjarje të tilla e nxjerrin në pah mungesën e mbikëqyrjes së institucioneve përgjegjëse për zbatimin e ligjit të sigurisë në punë, veçanërisht në kantieret e kompanive private, ku shpesh mungojnë kontrollet dhe punëtorët përballen me rreziqe të larta pa mbrojtje të duhur.

Familjet e viktimave, por edhe opinioni publik, kërkojnë përgjegjësi dhe transparencë për këtë tragjedi.

Gjatë këtij vitit të kaluar në vendin tonë u regjistruan disa aksidente fatale në vendin e punës.

Në maj 2024, një punëtor në Shëngjin ra nga kati i nëntë dhe humbi jetën në vend.
Në Sarandë, një 62-vjeçar mbeti në gjendje kome pas një rënieje nga lartësia.

Në Bulqizë dhe Vlorë, dy punëtorë humbën jetën për shkak të rrëshqitjes së gurëve në minierë dhe në një gurore.

Në Tiranë, një 66-vjeçar vdiq pasi ra nga një objekt ndërtimi.Statistikat janë alarmante. Vetëm në muajin maj të vitit 2024, sipas raportimeve mediatike, gjashtë punëtorë humbën jetën për shkak të kushteve të pasigurta në punë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme