Dalin pamjet: Nxirren trupat e pajetë të viktimave në Pozhoran të Vitisë

Një vrasje e katërfishtë ka ndodhur në fshatin Pozhoran të Komunës së Vitisë, ku dyshohet se një burrë ka vrarë gruan dhe dy djemtë e tij.

Aktualisht viktimat janë duke dalur nga shtëpia e tyre ku gjetën vdekjen.

Ata do të dërgohen për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Burime të sigurta brenda prokurorisë në Gjilan thanë se arsyeja që çoi deri tek vrasja është një konflikt që kishin pasur çifti bashkëshortor në vendin e jashtëm ku kanë jetuar.

Sipas informatave fillestare, dyshohet se personi me inicialet F.Z., me armë zjarri ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, të ndjerën M.Z. dhe dy fëmijët e tij, të ndjerët H.Z. dhe A.Z., ndërsa në fund ka kryer vetëvrasje.

Derisa prokurori i rastit, Arben Kadriu nuk ka dashur të flasë për media rreth kësaj ngjarje.

Gazetari i Syri.net Kosova i cili është në vendin e ngjarjes, ka njoftuar se po vazhdon nxjerrja e viktimava nga shtëpia, të cilat pritet të dërgohen për obduksion në Mjekësinë Ligjore në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë, Ismet Hashani dhe shefi i sektorit të hetimeve rajonale, Remzi Azemi flasin për rastin./Syri.net. Kosova

 

1 / 6

 

 

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme