Dalin pamjet: Turqia rrethon ishujt grekë, 25 anije ushtarake në gatishmëri

Turqia dërgoi një anije për të kryer një studim sizmik në një zonë në Mesdheun Lindor, një veprim që Greqia e konsideron të paligjshëm dhe që ka të ngjarë të rrisë tensionet mes dy aleatëve të NATO-s.

Ministria e Mbrojtjes në Ankara ka postuar mbrëmjen e sotme dy foto të cilat tregojnë një anije luftarake por pa treguar vendndodhjen e saj.

Në foto duken 7 anije që shoqërojnë anijen e madhe kërkimore, ndërsa 18 të tjera janë të vendosura ne zonën mes Rodosit dhe ishullit Kastelirozo.

Në paralajmërimin e lëshuar nga marina turke thuhet se anija Oruc Reis do të veprojë në zonë gjatë dy javëve të ardhshme.

Greqia dhe Turqia kanë mosmarrëveshje për shkak të pretendimeve territoriale mbi burimet e hidrokarbureve në rajon.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme