Fakte të reja dalin çdo ditë në dritë në lidhje me vrasjen e 20 vjeçares Caroline brenda shtëpisë saj në Glyka Nera.
Programi ‘ Dritë në Tunel’ e Aggeliki Nikollit ka sjellë video të reja nga kamerat e sigurisë, të cilat tregojnë detaje rreth një makine të dyshimtë dhe një motoçiklete e cila u zhvendos në zonë në orën 5 të mëngjësit të 11 majit kur ndodhi dhe vrasja.
Në emisionin investigativ, një shikues dërgoi pamje të reja video, të cilat tregojnë një makinë të errët dhe një motor.
Makina e errët kalon në orën 05:07 të mëngjesit të së martës 11 maj dhe katër minuta më vonë, në 05:11, kalon motori, drejtuesi i të cilit duket se ka veshur një xhup me kapuç.
Ky material do të shqyrtohet nga autoriteti kompetent policor.
© SYRI.net