Dallime rreth dialogut Kosovë-Serbi kanë nisur të vërehen edhe tek shtetet perëndimore, me një grup shtetesh, që prioritet i jep arritjes së shpejtë të marrëveshjes mes Prishtinës dhe Beogradit, ndërsa tjetri kërkon më shumë një proces përmbajtjesor, në të cilin Kosova do të përfshihej me një konsensus kuptimplotë politik, shkruan sot Koha Ditore.
Nga bisedime të ndara me përfaqësues diplomatikë të disa shteteve perëndimore, gazeta ka mundur të kuptojë se ekziston një pajtim i gjerë perëndimor rreth faktit se dialogu nuk ka alternativë, dhe se Kosova e ka obligim të përfshihet në të.
Por kur diskutohet çështja e përmbajtjes së bisedimeve, si dhe orarit të tyre, dallime jo të vogla shfaqen edhe mes shteteve perëndimore, që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Së pari, rreth çështjes së udhëheqjes së dialogut nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, disa kryeqendra, sikur Parisi dhe Roma, konsiderojnë se në afat të shkurtër “nuk ka alternativë tjetër për ta udhëhequr dialogun përveç presidentit Thaçi”…(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)