Për këto dallime brenda Frontit Euorpian, lidhur me Strugën por edhe komunat e tjera, kreu i integristëve Ali Ahmeti ka mbledhur kryesinë e partisë, për të ndërtuar qëndrimin përfundimtar të BDI-së, të cilin Ahmeti më pas do t’ia kumtojë Selës, Taravarit dhe partnerëve të tjerë në Frontin Europian. Ky takim që pritet të mbahet ditët në vijim pritet të jetë vendimtar që mund të çojë edhe në ndarjen përfundimtare të rrugëve të Ahmetit me partnerët e tjerë në bisedime. I pyetur për pakënaqësitë e Selës dhe Taravarit, Arbër Ademi nga BDI tha se Ahmeti është në komunikim të vazhdueshëm
“Kryetari Ahmeti është në komunikim të vazhdueshëm me të gjitha partitë politike në vend veçanërisht me partitë politike që e përbëjnë Frontin Europian por edhe partitë e tjera politike të cilat janë opozitare dhe kundërshtojnë këto politika degraduese në vend dhe se sigurisht se ne sot po e ndërtojmë qëndrimin tonë para një raundi final të negociatave për performim të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme lokale”, tha Arbër Ademi, BDI. /Alsat.mk