Drejtoria e të Ardhurave Publike thotë se nuk janë të sakta informacionet se në dhjetor të vitit 2024, Diskoteka “Puls” është “vulosur” nga DAP-i.
Por Drejtoria e të Ardhurave Publike konfirmon se këtij objekti në dhjetor të vitit 2024 i është shqiptuar gjobë për shkelje. Nga DAP sqarojnë se ndaj debitorit “MMMM Kafe DOOEL”, i njohur me emrin Pulse, në disa raste në periudhën nga fundi i vitit 2022 janë realizuar procedura të ekzekutimit të borxhit të papaguar me bllokim të llogarisë dhe borxhi është paguar.
Nga DAP sqarojnë se procedura e mbledhjes së detyrueshme të borxhit dhe ajo e bllokimit të llogarisë shqiptohen në baza të ndryshme, sipas ligjeve të ndryshme dhe me procedura të ndryshme që i zbaton DAP-i. “Në procedurën e mbledhjes së detyrueshme të borxhit sipas Ligjit për procedurën tatimore nuk është paraparë masa e mbylljes së objektit” thuhet mes tjerash në komunikatën e DAP-it .