Dardan Gashi e Bujar Bukoshi i mbledhin Thaçin e Lushtakun(FOTO)

Ne takime te ndara, por në të njëjtin vend, dy bashkëpunëtoret e vjetër Bujar Bukoshi e Dardan Gashi, kanë takuar ish kryetarin e Skenderaj Sami Lushtakun e presidentin aktual Hashim Thaçin.

Në fotografitë e siguruara nga GazetaBlic, në njërin takim shihen zëvendëskryeministri Dardan Gashi, Bujar Bukoshi, presidentin i vendit Hashim Thaçi dhe kryetari i kabinetit të tij Bekim Qollaku.

Ndërsa në takim tjetër Gashi e Bukoshi e kanë takuar ish kryetarin e Skenderajt Sami Lushtakun.

Të dyja këto ‘palë’ njihen si udhëheqës të dy ‘taboreve’ të luftës në Kosovë, njëra si udhëheqës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e tjetra si udhëheqës të FARK-ut.

Por tema e diskutimit në këtë tavolinë nuk dihet.

GazetaBlic ka provuar të kontaktoj edhe me Ministrin Dardan Gashi e edhe me ish kryetarin Lushtaku, për të kuptuar se për çka u takuan, por asnjëri prej tyre nuk u janë përgjigjur telefonatave.

Ndërsa kujtojmë se mes përfaqësuesve të FARK dhe UÇK-së është ngritur ditët e fundit një ‘përplasje meritash’./GazetaBlic/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme