Dardan Krivaça dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e Marigona Osmanit

Drdan Krivaça, edhe në rigjykim, është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Marigona Osmanit.

Arbër Sejdiu është dënuar me 15 vjet për ndihmë në kryerjen e veprës vrasje e rëndë.

Vendimi është shpallur ditën e sotme në Gjykatën e Ferizajt.

Krivaça është liruar nga akuza për veprën penale të dhunimit.

“Të akuzuarit Dardan Krivaça dhe Arbër Sejdiu janë fajtor, sepse i akuzuari Krivaça me datën 21 gusht 2021, në banesën e tij në Ferizaj, nga ora 10:14 deri të nesërmen më 22 gusht 2021, në mënyrë mizore e privon nga jeta të ndjerën Marigona Osmani. Gjatë dy ditëve rresht në vazhdimësi, kohë pas kohe, me vetëdije ndërmerr veprime të rënda ndaj saj, duke e goditur me shkop të drurit në pjesë të trupit, duke i shkaktuar lëndime e dhimbje fizike e psiqike. Shkaktohet vdekja e saj si pasojë e këtyre goditjeve. Me ndihmën e të pandehurit Arbër Sejdiu e dërgojnë në qendrën emergjente në Ferizaj. Me këto veprime ka kryer veprën vrasje e rëndë”, tha gjyqtari i rastit.

“I akuzuari Arbër Sejdiu me datën dhe kohë të përshkruar, me dashje i ka ndihmuar të akuzuarit Dardan Krivaça ta kryejë veprën penale të vrasjes së rëndë. Duke i krijuar Krivçës kushte për kryerjen e veprës penale, kur i akuzuari Dardan po ushtronte dhunë, Arbëri hynë në dhomë disa herë dhe bisedojnë me Dardanin. Me të cilat veprime ka kryer veprën penale ndihma në kryerjen e vrasjes së rëndë”, tha ai.

“Andaj, Gjykata në bazë të neneve të përmendura, të akuzuarin Krivaça për vrasje të rëndë, e gjykon me dënim me burgim të përjetshëm në të cilin i llogaritet koha e kaluar në paraburgim. Të akuzuarin Arbër Sejdiu, dënohet me burgim prej 15 vitesh”, theksoi gjyqtari.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme