Dardan Molliqaj: Albin Kurti është prijësi i vetëm i ndryshimit në Kosovë

“Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes, nominoi Albin Kurtin për kandidat të VETËVENDOJSE!-s.
Dija, guximi, vendosmëria dhe të qenit i pakorruptueshëm, e bëjnë Albin Kurtin prijësin e vetëm të ndryshimit në Kosovë. E vullneti i madh qytetarëve për ndryshim do ta bëj Albinin kryeministër!”, kështu deklaronte dikur ish sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj lidhur me Albin Kurtin.

Kohëve të fundit, në opinion është bërë publike përplasja midis grupit që kundërshton rikandidimin e Albin Kurtit si kryetar i ardhshëm i Lëvizjes Vetëvendosje dhe përkrahësve të tij brenda këtij subjekti politik. Në krye të grupit kundërshtar në media është raportuar se qëndron Dardan Molliqaj.

Këto ndasi janë bërë publike pas një komunikimi të brendshëm të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje ku Aida Dërguti ofendonte rëndë themeluesin e kësaj organizate./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme