Dardan Sejdiu i paditë Ganimete Musliun dhe Abelard Tahirin

Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Dardan Sejdiu, ka bërë të ditur se i kanë paditur dy anëtarët e PDK-së, Ganimete Musliun dhe Abelard Tahirin për shpije ndaj tyre. Ai ka thënë se në vend të vajit për humbjen e 11 qershorit, ata kanë zgjedhur shpifjet.

“Për t’i ekuilibruar pazaret e shefave të tyre me pasardhësit e Millosheviqit, shpifin ndaj nesh”, ka thënë Sejdiu.

Lexoni statusin e tij të plotë:

Në vend të vajit për humbjen e 11 qershorit, kanë zgjedhur shpifjet. Për t’i ekuilibruar pazaret e shefave të tyre me pasardhësit e Millosheviqit, shpifin ndaj nesh. Kjo vetëm e vetëm që qytetarët të mendojnë se të gjithë jemi njësoj.

Ama, qytetarët këtyre ua dhanë përgjigjen më 11 qershor. E unë personalisht, sot.

Në fotografi gjeni paditë ndaj tyre, si dhe vendimet përmes të cilave nëna ime së pari është suspenduar, e pas 2 muajsh është përjashtuar nga puna në vitin 1990 dhe asnjëherë deri pas lufte nuk ka punuar si gjyqtare.

Padia dhe faktet e deponuara flasin vet.

Dëmshpërblimin nga kjo padi do t’ia dhuroj shoqatës së pensionistëve, shumica e të cilëve përjetuan përjashtimin nga puna gjatë regjimit të Millosheviqt në vitet e 90-ta.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme