Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje! Dardan Sejdiu në rrjetin e tij social ka komentuar zhvillimet politike në Maqedoni. Sipas tij, është grackë e përgatitur nga vetë maqedonasit reduktimi i të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni vetëm në zyrtarizimin ose jo të gjuhës shqipe, njofton portali Sakte.net
“Reduktimi i problemit Shqiptar në Maqedoni tek e drejta për përdorim të gjuhës është në fakt loja të cilën politika maqedonase po dëshiron t’i grackoj Shqiptarët. Shqiptarët në Maqedoni duhet të njihen me kushtetutë si komb shtetëformues”, ka shkruaj Sejdiu.
Mbrëmë, edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i ishte kundërpërgjigjur akuzave presidentit Ivanov duke ia bërë të qartë atij se pa shqiptarë nuk ka Maqedoni./Sakte.net
.