Dardan Sejdiu nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë për Klan Kosovën se “treni serb është një nga episodat e shumta të serialit të presidentit Thaçi e kryeministrit Mustafa”.
“Ky serial e ka ngujuar Kosovën dhe ia sfidon sovranitetin, ka filluar në vitin 2011 dhe deri tani ka bërë Serbinë më agresive duke lëshuar pe në çdo elemet të sovranitetit”.
“Treni nuk është asgjë më shumë se vazhdimisë e një politike, kemi murin, dhe kemi ndalimin e Haradinaj, pra kemi sfidim të drejtësisë”.
Sejdiu poashtu ka deklaruar se krejt kjo ngjarje është një “show medial”.
“Ky shoë medial i kryeministrit, i presidentit, është asgjë më shumë se “show medial” për të munduar të kapërcjenë një krizë të thelle prej që janë 3 vjet në pushtet”.
“Në Mitrovicë kemi një mur, kemi një Serbi më agresive ndërsa pushteti, priti Vuçiqin të dalë në një konferencë për media në mënyrë që kryeministri Mustafa të dalë”.
“12 orë, e gjithë shoqëria në Kosovë priste një fjalë nga dikush që udhëheq me këtë vend, dhe e vetmja gjë që pamë është një konferencë e vobektë që ndodhi pasi që foli Vuçiqi”.
“Ky është shoë i Hashim Thaçit, që përshfaq paradoksin e gjithë ditë, nuk ka kuptom ajo që thotë Hahsim Thaçi dhe Isa Mustafa sepse janë në kundërthënie”.
Sejdiu ka thënë poashtu se dialogu me Serbinë duhet të ndërpritet dhe të vihen kushte.
“Dialog pa parime nuk ka kuptim, reciprocitet ekonomik, politik e tregtar i menjëhershëm me një shtet që ndërton probleme, telashe. Aty fillon rimëkëmbja e Kosovës sepse merremi me zhvillim të vetvetes dhe jo me Serbinë”.