Dastid Pallaska: E pështirë qysh po reagojnë edhe ata që inspiruan sulmin ndaj Xharrës

Avokati Dastid Pallaska ka reaguar pas sulmit ndaj Arbana Xharra duke thënë se është i pështirë reagimi edhe i atyre që nxitën sulmin ndaj ish-gazetares.
Pallaska ka shkruar se shoqëria e Kosovës është infektuar me gjuhë të urrejtjes.

“Nuk shfajsoheni dot sot me shprehje të rrejshme të solidaritetit. E as nuk ju nderojnë like’at që i merrni në këtë mënyrë”, ka shkruar Pallaska.

Reagimi i plotë:

Më i pshtirë se sulmi tinzar ndaj Arbanës është përpjekja e sotme e “moralizuesve” kujdestar të Facebook’ut që – duke “dënuar” sulmin që vetë e inspiruan – ta shafajsojnë vetën dhe të kapin “like’un e ditës.

Këta njerëz të papërgjegjshëm, që prej kohësh e kanë infektu shoqërinë tonë me gjuhën e urrejtjes, e nxitën dhe e arsyetuan sulmin ndaj Arbanës edhe para se të ndodhte ky sulm.

Këta njerëz janë përgjegjës për sulmin po aq sa qyqarët që mbrëmë i zunë pritën Arbanës.

Nuk shfajsoheni dot sot me shprehje të rrejshme të solidaritetit. E as nuk ju nderojnë like’at që i merrni në këtë mënyrë.

Drejtësia për Arbanën do të vihet në vend në gjykatë, dhe atë pa mendimin tuaj të pasinqertë dhe të pavlerë.

Nëse dëshironi t’i bëni shërbim shoqërisë sot, thjesht heshtni!

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme