Daut Haradinaj krahason Qeverinë e Mustafës me atë të Rrahman Morinës

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj e ka krahasuar këtë Qeveri me atë të Rrahman Morinës.

Madje, ai ka thënë se kjo qeverisje është më e keqe se ajo e Morinës.

‘I njëjti njeri qe tani e drejton këtë Qeveri, ka qenë ministër në Qeverinë e Rrahman Morinës. Në këtë Qeveri janë larguar mbi 100 mijë njerëz nga Kosova”, ka thënë Haradinaj në emisionin Info Box.

Zyrtari i AAK-së, ka thënë se ka tendenca me destabilzu Kosovën dhe këto tendenca nuk janë të brendshme, por janë të jashtme.

Ai ka thënë se edhe perëndimi duhet të mos lejojë qe Kosova të ndikohet nga faktori rus, i cili sipas tij, nuk është i lehtë.

Ai ka paralajmëruar se mos të gabojmë dhe të bëjnë lojëra me Ramush Haradinajn.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme