Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj është i bindur se partia e tij do të triumfojë në Gjakovë më 22 tetor, në zgjedhjet lokale që do të mbahen në tërë vendin.
Haradinaj e ka quajtur Gjakovën qytetin më të diskriminuar, duke besuar se me Ardian Gjinin ky qytet do të ketë shpresë.
“Vetëm edhe tre muaj na ndajnë nga fitorja e Gjakovës dhe Ardianit. Po i vjen dita edhe qytetit më të diskriminuar që të shoh shpresë”, ka shkruar Haradinaj.
Kandidat i AAK-së për kryetar të Gjakovës është Ardian Gjini.