Daut Haradinaj nga AAK nuk do të jetë kandidat për kryetar të komunës së Deçanit, por Bashkim Ramosaj. Haradinaj ka sqaruar arsyen për mos kandidimin e tij në zgjedhjet lokale.
Haradinaj thotë se mos kandidimi për kryetar të Deçanit ka qenë një vullnet i tij dhe i gjithë strukturave të Aleancës.
“Është vullnet i përbashkët i imi dhe i gjithë strukturave të Aleancës. Me një dakordim edhe në nivelin qendror e atë lokal, Ramosaj ka marrë mbështetjen e të gjitha strukturave të Aleancës që të jetë kandidat i joni dhe kryetar i Komunës nga 22 tetori” tha Haradinaj derisa është shprehur i sigurt se fitorja do të jetë e tyre sikurse edhe në shumë komuna të tjera
Haradinaj i cili e ka fituar edhe një mandat për të qenë pjesë e legjislaturës së re mohon në mënyrë kategorike se do të jetë pjesë e ekzekutivit nëse Qeveria Haradinaj arrin të formohet.
Ai thotë se do të shërbejë vetëm si deputet. “ Në asnjë mënyrë unë nuk jam dhe as që pretendoj të jem pjesë e ekzekutivit”, ka theksuar ai.