Daut Haradinaj: Pushka top t’u bëftë

Pretendimet e prokurorit serb, Milan Petroviq lidhur me ekstradimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, në Gjykatën Speciale, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj, po i quan mbetje të Millosheviqit.

Haradinaj në një prononcim për Gazetën Express, i është përgjigjur shkurt pretendimeve të prokurorit serb rreth ekstradimit të Ramush Haradinajt duke i thënë shkurt  “pushka top tu bëftë”.

“…ata prokuror dhe ai regjim atje janë mbetje të Millosheviqit, dhe nuk i komentoj hiç. Ju them që pushka top ju bëftë dhe se me të njëjtën monedhë do t’ua kthejmë”, ka thënë Haradinaj për Gazetën Express.

E gjatë ditës së nesërme liderët institucional të Kosovës do të ulën në një tryezë të përbashkët  me palën Serbe për ta vazhduar procesin e dialogut në Bruksel. Lajmi është bërë i ditur sot gjatë ditës edhe nga vet presidenti Thaçi i cili ka konfirmuar se do të marrë pjesë në dialogun e Brukselit.

Por shkuarjen e palës kosovare në Bruksel po e kundërshton deputeti i Kuvendit të Kosovës nga AAK, Daut Haradinaj. Ai është shprehur i bindur se pala kosovare do ta shtyje takimin e nesërm të Brukselit.

“Jam i sigurt se vet krerët e shtetit në këtë rast, kryeministri dhe vet presidenti do ta shtyjnë dialogun e nesërm. Mendoj se është i panevojshëm, i vonshëm dhe udhëheqësit tanë duhet ta kuptojnë këtë gjë. Ata duhet ta kuptojnë se nuk duhet të dislokohet në emër të popullit kur i madh e i vogël janë kundër tij”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka vlerësuar se vazhdimi i dialogut me Serbinë në këto rrethana është humbje kohe. Sipas tij është shqetësuese mënyra e shpejtësisë së dhënies së notës për dialog nga ana e institucioneve kosovare.

“Megjithatë unë prap e them se vazhdimi i dialogut është humbje për Kosovën. Nuk është hera e parë që liderët tanë po ulën në një tavolinë me liderët serb. Unë nuk mendoj që është në pyetje Haradinaj, sepse ai është një qytetarë i Kosovës rasti i të cilit fatkeqësisht nuk është trajtuar siç duhet nga qeveritarët tanë”, ka thënë Haradinaj

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme