Ilire Dauti, deputete nga Aleanca për Shqiptarët në “Rruga Drejt”, ka pyetur deputeten e BDI-së dhe pushtetin se pse qytetarët që nuk kanë nënshtetësi vazhdojnë të cilësohen si të “rrezikshëm për shtetin”, shkruan Alsat.
– Advertisements –
Ajo po ashtu ka thënë se BDI vazhdon të mashtrojë, derisa ka thënë se pse vazhdon të moszbatohet ligji i ri i cili më nuk ka pasur ndryshime ligjore e asnjë pengesë për të vazhduar.
“Deputetja e BDI-së dhe ajo e Alternativës, janë këtu për të na treguar se pse këta qytetarë vazhdojnë të cilësohen si të rrezikshëm për shtetin dhe pse vazhdon të moszbatohet ligji i ri i cili më nuk ka pasur ndryshime ligjore e asnjë pengesë për të vazhduar për t’i zhagitur këta njerëz pa atë lidhje juridike që thotë deputetja e BDI-së. E sa për çështjen e NATO-s ju kisha lutur të mos mashtroni opinionin, pasi nga NATO-ja përgjigja e tyre është që nuk ka të bëjë kjo aspak me kritere të NATO-s, por është çështje e brendshme”, tha ajo./ Alsat.mk