Presidentja Gordana Siljanovska Davkova deklaroi sot se ka vendosur se kush do të jetë propozimi i ardhshëm për guvernator të Bankës Popullore, por se publiku do ta mësojë emrin pasi propozimi t’i dërgohet Kuvendit. Ish-ministrat e financave Zoran Stavrevski dhe Trajko Sllavevski, si dhe guvernatorja aktuale Anita Bezhoska, janë në garë. Tre kandidatët kanë prapavijë partiake, por sipas Siljanovskës, kjo nuk duhet të jetë pengesë në kryerjen e funksionit të guvernatorit.
“Ligji nuk lejon që, përderisa jeni në funksion, kështu thotë neni – përderisa jeni në funksion, ta dini se funksioni është i jokompaktibil me anëtarësinë në parti. Kështu thotë, nuk thotë se nëse keni qenë ndonjëherë, ne kemi pasur guvernator të jashtëzakonshëm, Petar Goshev, i cili ka qenë kryetar partie, pra nuk ka pasur problem me këtë. Çështja është që, përderisa e ushtroni funksionin, t’i harroni ndikimet partiake dhe të udhëhiqeni nga sfida e profesionit. Kandidatët që ishin në opinion janë të gjithë, nëse shohim nga aspekti i njohurive eksperte, të kualifikuar, ky është fakt”, tha Gordana Siljanovska-Davkova. /Alsat.mk