Deputetët e Frontit Evropian kundërshtojnë disa nga propozim-ndryshimet në Ligjin e ri për vetëqeverisje lokale, edhe atë, nuk pajtohen që numri i këshilltarëve nëpër komuna të përcaktohet nga numri i popullsisë rezidente dhe të anashkalohen mërgimtarët. Sipas tyre, kjo është në kundërshtim me Kushtetutën dhe me standardet ndërkombëtare për vetëqeverisje lokale dhe mbrojtjen e të drejtave të bashkësive. Popullsia rezidente, sipas tyre, nuk përfaqëson demografinë reale në komuna. Opozita shqiptare ka fuqinë ta bllokojë miratimin e këtij ligji duke qenë se për të nevojitet shumicë e dyfishtë.
“Marrja parasysh vetëm e popullsisë rezidente gjatë përcaktimit të numrit të këshilltarëve ashpër i diskriminon bashkësitë me përqindje të lartë të popullsisë rezidente. Dy, trajtimi jo i barabartë i qytetarëve. Zgjidhja e propozuar krijon dy kategori të qytetarëve, rezidentë të cilët merren parasysh gjatë përcaktimit të numrit të këshilltarëve dhe jorezidentë, të përjashtuar nga ky proces që është në kundërshtim me parimin kushtetues të barazisë së të gjithë qytetarëve para Kushtetutës dhe ligjeve”, tha Elmi Aziri, Aleanca për Shqiptarët.