“Deserbizimi i diskursit publik shqiptar!”
Publicisti Kim Mehmeti theksoi faktin se shqiptarët duhet të kthejnë sytë nga aleatët natyralë, si marrëdhëniet shqiptaro-kroate apo shqiptaro-bullgare, e jo të mbetemi në termat e debateve që nisin nga Beogradi dhe që shpesh lanë përcaktuar diskursin e debatit publik në të gjitha trevat shqiptare.
Një nga organizatorët e takimit, anëtar i Institutit të Komunikimit Medius, gazetari Agim Baçi, kërkoi që një debat i tillë të jetë pjesë e diskursit universitar, dhe sidomos i medias, me qëllim që faktori shqiptar të koordinojë qëndrime e propozime për një të ardhme që a në qendër zgjidhjen e çështjes shqiptare, ku arritja finale e njohjes së Kosovës është qëllimi kryesor i të gjithë faktorëve publikë.
Ligjërisht në takim, historianët Dorian Koçi e Ardian Muhaj, si dhe analisti e shkrimtari nga Prishtina, Xhevdet Pozhari, vunë theksin në domodoshmërinë për një angazhim të të gjithë faktorëve për të theksuar aleancat natyrale të shqiptarëve në rajon si dhe forcimin e opinionit publik për një qëndrim të fortë përballë provokimeve të përsëritura serbe, me qëllim mbajtjen peng të së ardhmes së Kosovës.
“Ne duhet që të bëjmë gjithçka që Kosova të shkojë drejt njohjes finale dhe për këtë duhet të mos kemi fokus Beogradin, por gjetjen e rrugëve që do të ulin ndikim serb në përcaktimin e axhendës për të ardhmen e Kosovës”, thahistoriani Ardian Muhaj, duke martë në një analizë atë që po ndodh me faktorin ndërkombëtar.
Takimi zhvilluar paraditen e së hënës në ambientet e Qëndresës Qytetare është sipari që hap edhe këtë debat publik, që shumë shpejt pritet të jetë në disa qendra universitare në Tiranë, Shkup e Prishtinë./sakte.net