Debat publik për Kodrën e Diellit

Bashkim Sulejmani

– Advertisements –

Rindërtimi i teleferikut Tetovë – Kodra e Diellit, zgjidhja e problemit me mungesën e vendeve për parkim si dhe përmirësimi i infrastrukturës në Lagjen e Vilave. Këto janë kërkesat kryesore të qytetarëve dhe pronarëve të hoteleve në Kodrën e Diellit. Kreu i Tetovës Bilall Kasami, në debatin publik të organizuar nga Komuna, tha se do t’i japë fund ndërtimeve pa leje në këtë pikë turistike dhe kërkoi bashkëpunim nga pushteti qendror për zgjidhjen e problemeve, shkruan Alsat.

YouTube video

“Përkushtimi jonë është që atë që e kemi ne si përgjegjësi për planin detal urbanistik është që në vitin 2021-2022 të kemi një plan të miratuar urban për Kodrën e Diellit nga i cili do përfitojë çdo kush sepse do ndërpriten ndërtimet pa leje dhe një herë e për gjithnjë, gjithçka në Kodrën e Diellit të jetë e bazuar në një plan të detajuar urban”- deklaroi Bilall Kasami, Kryetar i komunës së Tetovës

Nga sektori civil, kërkuan veprime konkrete dhe urgjente.

“… tash e tutje ti grahet punës, sepse ka pasur shumë mbledhje nga Ministra, kryeministra e udhëheqës por fundin e kanë pasur në rrugë qorre. Urojmë që kjo mbledhje të vazhdojë dhe nga këtu të nisë puna dhe të mos mbesin vetëm mbledhje dhe premtime”- pohoi Burim Islami “Kodra free riders”.

“Duhet komuna bashkë me institucionin që menaxhon me teleferikun sepse një pjesë është e saj dhe tjetra e komunës së Tetovës, të ulën dhe të bëjnë një studim fisibiliteti për zhvillimin e tij. Nga informata e para që i kemi, ofertat e para janë nga 16 deri në 20 milionë”- tha Hamdi Sulejmani, “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit”.

Në debatin e sotëm publik ishin të ftuar edhe Ministrat e Ekologjisë dhe ai i Ekonomisë bashkë me drejtorin e Elem Turs, i cili menaxhon me Kodrën e Diellit, por nuk morën pjesë në debat.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme