Shoqata për të drejtën penale dhe kriminologji dhe Qendra për hulumtime strategjike pranë AShAM-it kanë mbajtur debat shkencor dhe profesional mbi propozim-ligjin për Këshillin gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në debat morën pjesë disa gjykatës si dhe anëtarë të Këshillit gjyqësor, të cilët debatuan ligjin e ri për Këshillin gjyqësor, i cili është tashmë në përgatitje e sipër. Ligji i ri duhet të përmbajë përkufizim se çfarë do të thotë avokat i shquar dhe kush mund të konsiderohet avokat i shquar, por sipas Vllado Kambovskit, duhet ta përcaktojë edhe përzgjedhjen e atij që mund të jetë anëtar i Këshillit.
“Është bërë hap i tillë, të gjithë kandidatët që janë propozuar në Kuvend të bëjnë intervistë publike, ku do të shihen njohuritë, qëndrimet e tyre lidhur me gjyqësorin, por këtu duhet të zgjidhen disa detaje, si mendim timin personal do ta kisha përmendur një fakt, të themi, pasi kushtetuta e përmend si numër 1 “profesorë universitar”, “avokatë” dhe “juristë të tjerë të shquar”, ndoshta duhet të bëhet përpjekje që të jetë fikse, sepse aty çdoherë do të ketë profesor universitar dhe avokatë. Zgjidhja aktuale sipas meje është fluide, nuk e garanton këtë, pse çdoherë të ketë profesorë universitar, që është praktikë në këshillat gjyqësor në rrethin tonë, të themi, ligji kroat i Këshillit gjyqësor parasheh detyrimisht të ketë dy profesorë që i zgjedhin vet universitetet, madje nuk shkojnë në Kuvend. Çfarë dua të them, në këtë mënyrë, me këtë strukturë që është e larmishme, do të ketë të zgjedhur nga Kuvendi, do të ketë avokatë, do të ketë profesorë të së drejtës, nuk mund të ketë komplote politike apo komplote të tjera që të anashkalohen dispozitat se kush do të zgjidhet për gjykatës”, deklaroi Dek Vllado Kambovski, Akademik. /Alsat.mk