Debat te Media, Marku: Kuvendi si furgon. Kumbaro braktis komisionin

Pedagogu i Gazetarisë, Mark Marku ka folur me tone të ashpra në komisioin e Medias, lidhur me ligjin e ri të përgatitur nga qeveria për mediat online. Në këtë seancë dëgjimore ishin edhe përfaqësuesit e tjerë të gazetarisë si Agron Gjekmarkaj dhe Alfred Lela. Kritikat dhe tonet e forta të Markut ndaj Qeverisë dhe Kuvendit, kanë bërë që ish-ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro të braktisë sallën e komisionit të Medias.

Ky ligj është hartuar nga injorantë në fushën e medias. Turp të kenë pasi kërkohet të shtypet liria e medias. Çdo deputet që e voton merr pjesë në krim. E keni bërë Kuvendin si furgon.  Çdo përmirësim që mendohet se do të bëhet është vetëm një bashkëpunim në krim. Kemi pasur përfaqësues një ekspert të BE-së që ka hedhur poshtë ligjin. Si mund të bëhet një ligj nga 12 deputetë që i ka kundër të gjithë. Kjo procedurë cënon lirinë e medias, ky është një ligj qesharak. Me këtë ligjin kërkohet shtypja e medias, por kjo tentativë nuk ka për të funskionuar, kemi një përvojë me ato që ato që kanë tentuar të cënojnë mediat”, u shpreh Marku.

Ndërsa Agron Gjekmarkaj dhe Alfred Lela debatuan edhe me disa deputetë të opozitës së re, kur iu drejtuan atyre se nuk i njohin si përfaqësues të popullit gjë e cila solli irritimin e këtyre të fundit.

Nga ana tjetër, socialisti Musa Ulqini kritikoi të ftuarit se ata po tejkalojnë lirinë e tyre si të ftuar në komision, duke fyer deputetët.

Në këtë moment përfaqësuesit e gazetarisë Mark Marku, Agron Gjekmarkaj dhe Alfred Lela u larguan nga komisioni.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme