Debati/ “Jerusalemi” përplas Andi Bejten me Petrit Vasilin

Pasi kryeministri Edi Rama deklaroi se do ndjekë linjën e BE dhe jo atë të SHBA, duke mos e zhvendosur ambasadën shqiptare në Jerusalem, gazetari dhe analisti Andi Bejtja bëri një postim online.

Ai shkroi se është dakord me Edi Ramën, edhe pse ka qenë gjithmonë kundër politikës së jashtme dhe të brendshme të Ramës. Por nënkryetari i LSI, Petrit Vasili i reagoi me një koment. Sipas tij, Rama po bën gjoja si sovranist qesharak. Ai kujtoi se në vitin 2017, Rama votoi kundër SHBA në një rezolutë që i kërkonte Uashingtonit të tërhiqej ga vendimi për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit.

“Kur bëhet fjalë për të shitur detin e Shqipërisë, Edi Rama nuk është hiç, po hiç fare sovranist, por shndërrohet në tradhëtar dhe pa atdhe, siç edhe është në fakt.

Po ashtu kur bëhej fjalë për t’i shitur Serbisë kufijtë e Kosovës, përsëri Edi Rama nuk ishte më gjoja sovranist, por shndërrohej përsëri në një tradhëtar të rëndomtë antishqiptar ashtu siç e njohin të gjithe.

Gjoja sovranisti europeist Edi Rama e harroi krejt Europën dhe e mbajti peng integrimin europian për vite me radhë për një copë kryetar qarku në Fier.

Gjoja sovranisti europeist Edo Rama e ka bllokuar sot përsëri akoma më zi e më keq integrimin.

Gjoja sovranisti europeist Edi Rama kur Europa i thotë zbato dhe respekto 5 qershorin për zgjedhje të lira dhe të ndershme kthehet në një taliban ordiner kundër votës së lirë të shqiptarëve,” shkruan Vasili.

Pas tij, reagoi edhe Bejtja.

“I dashur Titi, u zgjova dhe pashë që më kishe hyrë në ballkonin tim digjital me një çarçaf ku normal mbroje Trump si gjithmonë dhe hidhje dhe idenë që duhej pranuar ftesa e Presidentit Amerikan për të hapur ambasadë dhe Tirana në Jerusalem.

Pata një lehtësim uh… thashë me vete, mirë që nuk qenka konferencë për shtyp, qëndrim zyrtar i LSI, po thjesht status. Kështu që e kemi me kollaj tani e lëmë Trumpin për herë tjetër se vazhdoj të ta them që ka diçka anormale të urresh Ramen dhe të duash Trumpin në të njëjtën kohë. Po nejse, këto i flasim pas 25 prillit me qetësi. Prandaj fokusohuni te Rama jo thjesht duke e share fb e duke i thënë shkollëpak, po me aksione politike konkrete, se e kaloi dhe kodin siç deshi pa pyetur ODIHR e ndërkombëtarë, është nga herët e dhjeta që thoni nuk e bën dhe ai përsëri…

Ndaj sa futeni në ballkonin tim digjital me çarçafë për Trump apo ndizni qirinj për shëndetin e Melanise, shif mos bëni ndonjë protestë e të ngrini popullin në këmbë për këtë dhunim që i bëri Rama rregullave të lojës, Kushtetutes, dhunim që ju bëri juve në radhë të parë që ishit në tavolinë e që si gjithmonë thatë prape “nuk ka asnjë shans t’i shkojë deri në fund” e prapë i shkoi… Kështu që debatet për Trumpin i lëmë për me vonë,” shkruan Bejtja.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme