DEBATI/ Si u soll Koliqi ndaj liceistëve të Korçës që s’pranonin përshëndetjen fashiste?

avë më parë, një debat shpërtheu në publik mbi të kaluraën e dy emrave të bujshëm të mendimit dhe kulturës shqiptare, Ernest Koliqi dhe Martin Camaj. Kjo pasi studiuesi Auron Tare publikoi një dokument ku tregohej se si kjo dyshe kishte bashkëpunuar për disa shërbime të huaja, përfshirë dhe UDB-në, gjë që kompromentonte moralin e tyre atdhetar, të padiskutueshëm deri më sot.

Më pas, pati një devijim të debatit mbi rolin e Koliqit si profashist. Në fakt, nuk diskutohet pozicionini i tij politik atëbotë, por ndoshta kontekstet ku ai u ndodh dhe luajti rolin e tij, duke besuar se kështu i shërbente Shqipërisë.

Dhe zbardhet një tjetër zhvillim ku Koliqi del në pah si pro-fashist.

Nga trazitat e nëntorit 1939 deri në në fund të janarit 1940, në Korçë shënoheshin çdo ditë incidente. Merreshin po ashtu  masa të rrepta për t’i vënë nxënësit dhe profesorët e liceut në hullinë ku  urdhënonte qeveria. Një prej urdhërave që refuzohej në masë ishte ai që e quanin “salutimi fashist”, i vënë si rregull nëpër të gjithë shkollat shqiptare të asaj kohe sipas një qarkoreje të Ministrisë së Arsimit e datës 22 prill 1939.

Për shkak të këtij urdhëri, rebelimi shtohej në rradhët e nxënësve të Liceut të Korçës, edhe pse, herë pas here ishin marrë masa të ashpra në këtë shkollë, me përjashtimin e përhershëm të disa nxënësve apo pushimin nga puna të një varg profesorësh.

Me 23 janar, pas revoltave të liceistëve ishte menduar e udhës të shkonte në Korçë vetë ministri i Arsimit Ernest Koliqi, i cili kishte marrë masa të rrepta.

Ja çfarë shkruan Prefekti i Korçës në këtë telegram që e sjellim të plotë,  për këto trazira të 23 janarit dhe masat që u morën për t’i dhënë fund anarkisë në lice.

Po veçojmë vetëm masën finale, atë të ndëshkimit:

Ndëshkimet kundra nxansavet janë të domosdoshme për rujtjen e prestigjit t’Arsimit Kombëtarë me frymën fashiste.

Prandej, Shkëlqesija e Tij Ministri i Arsimit mori këto masa:

1 – Përjashtoj dy nxansat e Klasit të VIII si Kryeshkaktar të qujtun Aleko Xoxa nga Fieri e Mihajl Refail nga Korça nga të gjith shkollat e Mbretnis Shqiptare dhe përgjithmonë.

2 – Të gjith nxansit e tjerë të Klasavet VII e të VIII si edhe 46 nxansa të Klasavet të ndryshme u përjashtoj nga msimet për këtë vjet me të drejtë që të rregjistrohen në vitin e ardhshëm mbasi të kenë në dorë nji çertifikatë nga Inspektori i Arsimit e nga autoritetet e sigurimit publik, dhe 15 nxansa po të klasavet të ndryshme i përjashtoj për këtë vjet nga msimet me të drejtë që t’i ketë secili në dorë çertifikatën që u tha sipër.

3 – Dha urdhën për hapjen e Liceut me datë 27-I-1940-XVIII ditën e Shtunë, tue kshillue Drejtorin që t’i’u flasin nxansavet dhe profesoravet Alkaj e Roçato, të cilvet i’u kishte dhanë këshilla edhe veçanërisht.

Me këto masa të marruna dhe me zotimet e dhanuna prej prindërve të nxansavet kemi shpresë dhe bindje se nxansat e Liceut do të na lanë ktej e tutje të qetë. Nxansat e përjashtuem jo Korçar u larguen qysh sot prej Korçe, dhe të tjertë që mbeten do t’jenë gjithnji nën survejancë. /tesheshi.com/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme