Moska zyrtare ka reaguar pas vendimit të vendeve të BE-së dhe SHBA-ve për dëbimin e diplomatëve rusë si përgjigje ndaj helmimit të një ish-agjenti rus në Londër, ky autor dyshohet pikërisht Kremlini.
Ministria e Jashtme ka shprehur protestë për vendimin që e quan një gjest provokativ, aspak miqësor dhe që përshkallëzon situatën jo të mirë mes Rusisë, BE-së dhe SHBA-ve.
“Shprehim protestën tonë të fortë përballë vendimit të marrë nga disa vende të BE-së dhe NATO-s për të dëbuar diplomatët rusë. Gjesti provokativ i të ashtuquajturës solidaritet i këtyre vendeve me Londrën, që në mënyrë qorre ndjek autoritetet britanike në të ashtuquajturën rasti Skripal, është një vazhdimësi e politikave konfrontuese për të përshkallëzuar situatën.
Duke lëshuar akuza të pabaza kundër Rusisë, në mungesë të shpjegimeve për atë çfarë ndodhi, autoritetet në mënyra de fakto kanë miratuar një qëndrim të paragjykuar dhe hipokrit.”, deklaron Ministria e Jashtme e Rusisë.