Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë thënë se veprimet e fundit të Rusisë për dëbimin e 60 diplomatëve amerikanë nga Moska, janë të pajustifikueshme.
SHBA në reagimin e saj madje ka apeluar tek krerët shtetërorë rusë që të mos luajnë rolin e viktimës, pas gjendjes së shkaktuar me rastin e helmimit me lëndë nervore të një agjendi rus në Britaninë e Madhe.
Moska zyrtare me vendimin e saj të fundit u ka dhënë afat 60 diplomatëve amerikan për tu larguar nga Rusia deri më 5 prill.