Deda: Grevat, pasojë e përçarjes së PAN-it – Thaçi gënjeshtar e mashtrues

Sipas tij, greva në arsim ka ardhur si pasojë e përçarjes së koalicionit qeverisës, ndërsa aludon se SBASHK-u dhe një pjesë e PDK-së janë ngritur kundër AAK-së. Ai komenton edhe protestën e punëtorëve të larguar të KEDS-it, ndërsa thekson se ata duhet të protestojnë para zyrës së Presidentit Hashim Thaçi, të cilin e bën përgjegjës për, siç thotë, “privatizimin kriminal të KEDS-it”.

“Vendin e kaplojnë grevat, si pasojë e përçarjes së PAN-it (SBASHK-u me një pjesë të PDK-së kundër AAK-së). Protestojnë ish-punëtorët e KEDS-it, që duhet të protestonin të zyra e Thaçit si përgjegjësi kryesor për privatizimin kriminal të KEDS”, thotë Deda në një postim në Facebook, raporton Koha.net.

Deputeti i Alternativës komenton edhe protestën e serbëve në Shtërpcë kundër hidrocentralit, për të cilin thotë se “kush nuk e din pse është ndërtuar në parkun nacional Brezovicë”.

Ndërkaq, Deda përmend edhe një deklaratë të deputetit të AAK-së, Bekë Berisha, i cili në një emision televiziv e quajti liderin e LDK-së, Isa Mustafën “xhenaze vertikale politike”.

“Një deputet i ‘mazhorancës’ e shpallë të vdekur liderin e partisë më të madhe në vend”, thotë Deda.

Tutje, deputeti opozitar përmend edhe “ultimatumin” amerikan për suspendim të taksës ndaj prodhimeve të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës, “e po atë ditë pason edhe një çnjohje e pavarësisë së Kosovës”, duke iu referuar Republikës së Palauit, çnjohje të cilën e prezantoi shteti serb.

Në fund, ai merret edhe me presidentin Thaçi, të cilin e quan gënjeshtar e mashtrues.

“Thaçi e gënjen delegacionin shtetëror me një dokument të pavërtetë në bisedimet e tij me Vuçiqin, e këta të delegacionit pa kuptim po heshtin. Thaçi me Vuçiqin në Davos ‘bashkëbisedojnë’ për ndarje të Kosovës. Thaçi mashtron për ‘bashkimin e Mitrovicës’, duke punuar me vrull për ndarje të Kosovës”, ka theksuar deputeti Deda, ndërsa ka përfunduar me fjalinë: “E janari ende nuk ka përfundu”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme