Deda për Vetëvendosjen: Askush s’ka të drejtë ta mbajë në burg popullin e Kosovës

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Ilir Deda, ka shprehur shpreh keqardhje se Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes nuk po i bashkohet konsensusit për marrëveshjen e demarkacionit.

Ai në Rubikon të KTV-së ka thënë se tash nuk mund të flitet për asnjë argument karshi kësaj teme pasi nuk qëndrojnë më.

Sipas Dedës, zotimi mes dy shteteve e zgjidh krejt ngërçin e deritashëm.

“Më vjen shumë keq që Vetëvendosje nuk bën pjesë në këtë konsensus. Nuk ka më dilema për demarkacion, dihet se duhet të ratifikohet”, ka thënë Deda.

“Ne tash e kemi zotimin e Kosovës e Malit të Zi se do të punohet përmes trupit të përbashkët dhe shprehimisht thuhet të korrigjohet kufiri. Pra pjesa kosovare duhet të nxjerrë dokumente të cilat dëshmojnë pronësinë tonë. Mbrëmë tash po mbërrijmë në një pikë pozitive ku nuk ka kush çka thotë më dhe ne për herë të tretë nuk mbërrijmë të ratifikojmë. Besoj shumë që do të ratifikohet javën e ardhshme sepse Kosova nuk ka kohë me humb më”, ka thënë Deda.

“Nuk ka të drejt askush prej neve me mbajt në burg popullin e Kosovës”, shtoi ai.

Deputetja e LVV-së, Fatmire Kollçaku ritheksoi se partia që ajo përfaqëson vazhdon të kundërshtojë këtë marrëveshje duke e cilësuar si të dëmshme për Kosovën.

“Ne kemi kërkuar edhe një komision hetimor.. në këtë rast e gjithë përgjegjësia bie mbi qeverinë, një qeveri serioze e cila nga taksat e qytetarëve e paguan një komision për tu marrë me komisionin paraprak.”, ka thënë ajo.

“Treshja e ka shumë të qartë se me çfarë politikanë në Kosovë ka të bëjë, me tipin e atyre politikanëve që mund të ftojnë seanca në mesnatë”, ka shtuar ajo.

Kujtojmë se sot Kuvendi i Kosovës dështoi për herë të tretë brenda një jave që ta kalojë demarkacionin me Malin e Zi. Koalicioni nuk i siguroi edhe dy votat e nevojshme për ta kaluar marrëveshjen. Lista Serbe sërish nuk ka marrë pjesë në seancë, por ka zhvilluar takim në qeveri me krerët më të lartë të shtetit.

Po ashtu, sot në Kosovë qëndruan edhe president i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker bashkë me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mohgerini, dhe komisionarin Johanes Hahn.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme