Defekt teknik, ndërprerje uji në tre lagje të Prishtinës

Kompania e Ujësjellësit Rajonal ”Prishtina” sh.a. njoftoi sot konsumatorët e lagjes “Velania”, “Dodona” dhe “Sofali” në Prishtinë, se për shkak të një defekti teknik në linjën primare TM Mirdite Dodona OD 500 mm, nga orët e vona të ditës së djeshme këtyre lagjeve u është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm.

Kontraktorët tanë në bashkëpunim me e stafin e KRU-Prishtina po punojnë intensivisht në zgjidhjen e problemit dhe pritet që deri në orën 14:00 të vazhdojë furnizimi i zakonshëm me ujë të pijshëm, thuhet në njoftim.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme