Defektet,problemet dhe batutat e Donald Trump

E mërkurë, 09 Nentor 2016  –  Sakte.net  /

1.Gishtat. Në fund të viteve ’80, drejtori i revistës “Spy” e quajti Trumpin “vulgari me gishta të shkurtër, që prej atëherë Trump i dërgon çdo muaj foto të gishtave të tij duke i thënë “Shiko, nuk janë edhe aq të shkurtër”.

 

2.Probleme me shifrat. Ai deklaron se vlen 10 miliardë, por Forbes thotë 4, ekspertë të tjerë thonë se ai nuk vlen më shumë se 2 miliardë dollarë. Disa biografë madje kanë hetuar asetet e tij dhe thonë se ai nuk ka më shumë se 250 mln dollarë. Trump i hodhi në gjyq.

3.Ka një problem të “vogël”, gënjen. Politico ka alanizuar deklaratat e tij. Sipas saj, 46 përqind e atyre që Trump ka thënë që prej fillimit të fushatës janë gënjeshtra.

4.Problemi “Epidian” me të bijën. Para ca viteve Trump deklaroi se nëse nuk do ta kishte vajzë Ivankën, do të dilte me të. Femrat amerikane nuk e pëlqyen këtë deklaratë.

5.Racist. Kryefjala e tij në fushatë ka qenë lufta kundër emigrantëve dhe myslimanëve. Racist ndaj çdo joamerikani.

6.Batutat e jashtëzakonshme mbi femrat. Ky ndoshta mund të jetë më tepër problem i burrave të tjerë. Trump di se si të sillet dhe të bëjë shaka me femrat. Jo më kot është martuar gjithmonë me modelet më seksi të kohës.

7.Batutat e shëmtuara për bashkëshorten e tij. Në një deklaratë të pak kohëve më parë tha se nëse do bënte fëmijë të tjerë me Melanian, do paguante dikë t’i mbante dhe t’i çonte në park. Gruaja e tij nuk dukej aq e lumtur…

8. Megalomania. Autor i batutave “virale”. Ulërima e tij e famshme “Fired-I pushuar” u bë e njohur. Madje ai kërkoi ta patentonte këtë fjalë.

9.Ka vendosur emrin e tij mbi çdo gjë. Në çdo gjë që ka krijuar ka vendosur emrin e tij. Që nga linja e fluturimit, Kulla Trump apo “biftekët Trump”. Dhe nuk është se i ka ecur fort mirë…

10.Ideja ‘gjeniale’ për të financuar fushatën e tij. Deri tani ka financuar vetë fushatën e tij. E rrallë për një kandidat. Nëse nuk do fitonte zgjedhjet, do ishin telashe për të

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme