Tashmë shumë figura kanë filluar t’i bashkangjiten partisë Lëvizja për Reforma Partia Demokratike Shqiptare, pas zgjedhjeve parlamentare. Deri më tani figurat që i janë bashkangjitur kanë qenë studentë dhe qytetarë të ndryshëm që nuk kanë qenë të antarsuar në parti politike.
Por së fundmi, kanë filluar antarsimet edhe të shumë figurave aktive politike. Antarsimet kanë shkuar deri në atë nivel sa edhe dega e Bashkimit Demokratike për Integrim në Shuto Orizare ju bashkangjit partisë së Ziadin Selës.
Zyrtarizimi i kalimeve u bë mbrëmë, ku shihet se një masë e madhe e qytetarëve tashmë kanë vazhduar aktivitetin e tyre në LR-PDSH, si rezultat i procesit të ristrukturimit të degëve të LR-PDSH pas zgjedhjeve parlamentare, 2 muaj para zgjedhjeve lokale. Bartës i këtij procesi është Sevadir Aziri, tashmë kryetar i degës./shprehja