“Dëgjova të shtëna afër banesës”- Misteri në Elbasan dhe telefonata që alarmoi blutë, policia: Nuk u gjet asnjë gëzhojë

Policia ka reaguar lidhur me ngjarjen e raportuar mbrëmjen e së premtes (28 Nëntor) për të shtëna me armë në Elbasan.


Blutë informojnë se kanë marrë raportimin rreth orës 20:30 nga 66-vjeçari me iniciale F. P., ka njoftuar në Polici se kishte dëgjuar të shtëna me armë afër banesës së tij.

Nga këqyrja e vendit ku dyshohet se ishte qëlluar, nuk u gjet asnjë gëzhojë, si dhe në pjesën e sipërme të banesës ku dyshohet se ishte qëlluar një herë me armë zjarri, nuk u gjet predhë plumbi.

Blutë po vijojnë punën për sqarimin e rrethanave, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.

“Elbasan/Më datë 28.11.2025, rreth orës 20:30, shtetasi F. P., 66 vjeç, ka njoftuar në Polici se kishte dëgjuar të shtënë me armë zjarri afër banesës së tij, në lagjen “Vullnetari”.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët nga këqyrja e vendit ku dyshohet se ishte qëlluar, nuk gjetën asnjë gëzhojë, si dhe në pjesën e sipërme të banesës ku dyshohet se ishte qëlluar një herë me armë zjarri, nuk u gjet predhë plumbi.

Vijon puna për sqarimin e rrethanave, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit”, informoi policia.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme