Degradohen hetuesit policorë, bëhen rojtarë objektesh

Ka disa muaj që Policia e Kosovës ka filluar ristrukturimin e brendshëm, raporton T7

Ky institucion i sigurisë ka bërë sistemimin e shumë zyrtarëve policor.

Janë mbi 30 zyrtarë policor, kryesisht të Departamentit për Krime të Rënda e Krimeve Ekonomike, që janë prekur nga transferimet në strukturën e policisë.

Disa nga ta janë degraduar nga pozita e zyrtarit policor hetues në njësinë për sigurimin e objekteve ministrore.

Të tjerë janë transferuar nga departamenti i Krimeve të Rënda në njësi të tjera më të ulëta.

T7 merr vesh se shumica nga ta janë ankuar për këto transferime.

Madje disa kanë paditur Policinë e Kosovës në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Avokati Durim Osmani, që përfaqëson 5 nga policët e prekur nga këto transferime, tregon arsyen se pse paditën policinë.

Osmani tregon se si klienti i tij është degraduar nga pozita e hetuesit.

T7 ka pyetur Policinë e Kosovës për arsyet e transferimeve të bëra në këtë institucion.

Me gjithë insistimin e televizionit, Policia e Kosovës nuk ka treguar numrin e saktë të policëve të transferuar dhe as nëse ka pasur ankesa nga zyrtarët policor në lidhje me këto sistemime.

Të gjitha këto transferime në vendimet e Policisë së Kosovës janë cilësuar si sistemime të përkohshme me kohë të pacaktuar

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme