Dekada e të akuzuarve

Kryetari i PDK-së Kadri Veseli po premton një dekadë të re për kosovarët, ndonëse në dy degë shumë të rëndësishme partiake, Skenderaj dhe Gjilan, janë zgjedhur udhëheqës, të cilët kanë aktakuza të ngritura për “Korrupsion” nga sistemi i drejtësisë në vend, shkruan gazeta “Zëri“.

Kadri Veseli po proklamon një dekadë të re për Kosovën bashkë me disa bashkëpartiakë të sapozgjedhur, ndonëse këta kanë aktakuza të ngritura për “Korrupsion”.

Të dielën e kaluar në krye të Degës së PDK-së në Skenderaj është zgjedhur Sami Lushtaku, i cili është i akuzuar për “Korrupsion” në rastin e një tenderi milionësh në KEK. Lushtaku po ashtu muaj më parë është marrë në pyetje edhe nga prokurorët e Gjykatës Speciale në Hagë.

Përveç Lushtakut, në krye të Degës së PDK-së në Gjilan është zgjedhur para dy dite Qemajl Mustafa, i cili po ashtu dyshohet për “Korrupsion” dhe nga shtatori i vitit 2016 i është ngritur aktakuza nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Mustafës aktakuza e ngritur nuk i pengon asgjë, siç thotë ai, për të qeverisur mirë me Komunën e Gjilanit. Madje ai ka deklaruar për gazetën “Zëri” se është i dëshpëruar me drejtësinë kosovare, e cila nuk e ka zbardhur këtë rast deri më tani.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme