Themeluesi i gazetës italiane “La Republica” Eugenio Esse ka tronditur me deklaratën e tij, teksa ka thënë se gjatë një bisede me Papa Françeskun ky i fundit i ka thënë se ferri nuk ekziston.
“Ferri nuk ekziston: Shpirtrat që nuk pendohen thjesht zhduken”,-ka thënë 93-vjeçari, për atë që i ka rrëfyer Papa.
Nga ana tjetër zyra e shtypit të Vatikanit ka bërë një deklaratë zyrtare ku shprehet se Ati i shenjtë ka zhvilluar një takim me gazetarin, po jo një intervistë.
“Ajo që pretendon autori në artikull është rezultat i rindërtimit të tij, në të cilin fjalët e shprehura nga Papa nuk përmenden. Asnjë citim i artikullit të lartpërmendur nuk duhet të konsiderohet si një transkriptim besnik i fjalëve të Atit të Shenjtë”.,- thuhej në deklaratë.