Deklarata e Hahn për çështjen çame, reagon ashpër Athina zyrtare

Pas deklaratave se komisionari i Zgjerimit të Bashkimit Evropian, Johanes Hahn, renditi si çështje të diskutueshme mes Shqipërisë dhe Greqisë, edhe çështjen çame, ka reaguar Athina zyrtare.

Në një deklaratë, të cilësuar si ndër më të ashprat në vitet e fundit prej saj, në një gjuhë direkte dhe kërcënuese, ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias, i ka kërkuar komisionerit të tërheqë deklaratën e tij dhe ta korrigjoje atë, pasi, sipas Athinës, komisioneri ka shkelur kompetencat e tij, duke ndërhyrë në punët e vendeve anëtare, duke çelur debate për çështje që nuk ekzistojnë.

Në deklaratën e Athinës, shkruhet:

”Deklarata e komisionerit Johanes Hahn është e pavërtetë dhe e papranueshme. Siç dihet, çështja çame është inekzistente dhe si e tillë, kurrë nuk është pranuar si objekt negocimi, midis qeverive të Greqisë dhe Shqipërisë. Komisioneri Hahn, me përgjigjen e tij të gënjeshtërt, tregon se nuk ushtron rolin dhe detyrat e tij në bazë të parimit të asnjëanësisë, në mënyrë që të avancohet interesi i përbashkët i unionit, siç parashikohet në nenin 17 të Konventës së Lisbonës. Që tani i është kërkuar dhe është i detyruar në bazë të rolit të tij institucional të japë shpjegime të menjëhershme, bindëse përsa i përket përmbajtjes së papranueshme dhe të gënjeshtërt, të përgjigjes së tij të kontestuar”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme