Deklarimet e Vuçiqit për luftë, deputeti gjerman i reagon ashpër Borrellit e Lajçakut, po e akuzoni Kurtin pa arsye

Vuçiq e paralajmëroi të dielën Perëndimin se ata duhet të zgjedhin mes Kosovës dhe Serbisë.

Nëse ata zgjedhin Kosovën, Vuçiq ka thënë se “Serbia do të presë momentin më të mirë të mundshëm dhe ne do ta shfrytëzojmë mundësinë tonë”.

Tutje th se si mund të vazhdohet me pretendimin se “problemi” është kryeministri Kurti, kur por e lejoni Vuçiqin të mbjellë farën e luftës.

“Hej, Joseph Borrel, Miroslav Lajçak dhe Oliver Varhelyi. A e dëgjuat këtë me zë të lartë dhe qartë? Si mund të vazhdoni të pretendoni se “problemi” është kryeministri Kurti? Ju pretendoni se ndiqni “stabilitetin”, por e lejoni Vuçiqin të mbjellë farën e luftës! Vonderleyen ju duhet të ndryshoni kursin e BE-së! Tani!”, ka shkruar ai.

Sonja Biserko, kryetare e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, të dielën duke komentuar fjalimin e presidentit të Serbisë, u shpreh se Vuçiq edhe takimin me fëmijët nga Kosova e shfrytëzon për t’i dërguar mesazhe rajonit dhe komunitetit më të gjerë ndërkombëtar.

E përderisa Banjska trajtohet si terrorizëm i organizuar nga shteti i Serbisë, ndërsa për autorin e sulmit, Milan Radoiçiq, është lëshuar urdhër i Interpolit, presidenti i Serbisë para fëmijëve nga Kosova shprehu mirënjohjen e tij për të gjithë veriun e Kosovës, por, veçanërisht duke vënë në dukje Banjskën, për të cilën tha se “e shpallin vend të së keqes, duke mos ditur se kush po përpiqej të na bënte keq ne serbëve…”.

Siç raporton Danas, Vuçiq ka theksuar se nuk e përjashton mundësinë që Serbia të përdorë forcën në Kosovë, për shkak të sjelljes së autoriteteve të Prishtinës dhe komunitetit ndërkombëtar.

“Ne do të flasim në një mënyrë tjetër.” Ne jemi gjithmonë të gatshëm të bisedojmë, por tani me një qasje tjetër”, tha Vuçiq.

Toby Vogel, bashkëpunëtor i Këshillit për Politikat e Demokratizimit nga Brukseli, ka hedhur kritika ndaj Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian lidhur me çështjen e sulmit terrorist në Banjskë, në shtator të vitit të kaluar.

Në një shkrim në platformën sociale “X”, Vogel theksoi se SHBA-a dhe BE-ja, janë duke e fshehur nën qilim rastin “Banjska”, për të vazhduar biznesin si zakonisht me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Me këtë mendim është pajtuar edhe eksperti amerikan, Daniel Serwer.

Duke komentuar në postimin e ekspertit evropian, Vogel, ai tha se mendimi se SHBA-ja dhe BE-ja kanë arsye të zhgënjehen me kryeministrin Kurti, por ai nuk ka arsye të zhgënjehet me ta, është qesharake.

Kjo pasi, sipas tij, tani më shumë se kurrë është koha për një ndryshim në negociatorët.

“Ekipi aktual nuk ka arritur të krijojë as besim të ndërsjellë elementar në Prishtinë”, shprehet Serwer./Telegrafi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme