Kryeministri i Shqipërisë qenka nderua me Medaljen Presidenciale të Nderit nga presidenti i Izraelit.
Unë mburrem me shqiptarët e mi mysliman e të krishterë që rrezikuan vetveten për të shpëtuar sa më shumë hebre nga vrasësit nazistë, por ndjehem i turpëruar nga burrështetasit e sotëm shqiptarë që nuk guxojnë ta çelin gojën kundër gjenocidit izraelit në Gazë dhe kundër vrasjes së fëmijëve palestinezë.
Unë mburrem edhe me ndjeshmërinë e atyre që i ngushëllojnë nënat e fëmijëve hebre që mbahet në bodrumet e Hamasit, por më vjen turp se si të njëjtëve nuk u bënë përshtypje gjaku i mbi 17.000 fëmijëve të vrarë palestinezë.
Pra unë mburrem me bujarinë, trimërinë dhe fisnikërinë shqiptare, por ndjehem thellësish i turpëruar nga burrështetasit dhe elitat e popullit tim që marrin dekorata vetëm pse janë interesxhinj pa dinjitet! /sakte.net