Dëmtimi në zemër dhe mushkëri i ka marrë jetën Klajdi Bitrit, 23-vjeçarit shqiptar të vrarë në Itali me një shtizë peshkimi pasditen e së dielës, teksa po përpiqej të mbronte një shokun e tij italian.
Kështu ka rezultuar nga autopsia e kryer dje nga mjekja ligjore e emëruar nga prokuroria e Ankonës.
27-vjeçari algjerian, i cili kishte vetëm 3 muaj që kishte marrë shtetësinë italiane, shokoi komunitetin kur u mësua se pas vrasjes shkoi në plazh me të fejuarën, ku edhe u prangos nga policia.
Në deklarimin e parë para prokurorit, avokati i algjerianit ka thënë se klienti i tij nuk e kishte menduar se kishte vrarë dikë dhe se gjithçka ka ndodhur në moment. Ende nuk është nën hetim zyrtar e fejuara e algjerianit, e cila pa gjithçka ndodhi. Edhe ajo është dëgjuar nga prokurori, si person që ka dijeni për faktet, dhe ka deklaruar se edhe ajo nuk e kishte kuptuar që 27-vjeçari kishte vrarë një person.
© SYRI.net