Del autopsia për 66-vjeçarin që humbi jetën në kantierin e ndërtimit në Berat! Pronari në arrati, hetime për mungesë të kushteve të sigurisë

Një ditë pas aksidentit të rëndë që i mori jetën punëtorit 66-vjeçar në një kantier ndërtimi në lagjen “Kushtrim” të Beratit, kanë dalë rezultatet e autopsisë, ndërsa hetimet për përgjegjësitë penale po thellohen.


Sipas DVP Berat, viktima Ramadan Hatija, banues në lagjen “Uznovë”, u rrëzua nga kati i tretë i godinës gjatë punës si murator. Ai u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Beratit, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë pak minuta pas mbërritjes.

Autopsia mjeko-ligjore ka përjashtuar mundësinë e ndonjë problemi shëndetësor si shkak i vdekjes. Sipas ekspertizës, nuk janë konstatuar shenja të arresti kardiak, tensionit të ulët apo pranisë së alkoolit në gjak. Plagët më të rënda ishin në zonën e kokës, të shkaktuara nga përplasja fatale gjatë rënies.

RAMADAN HATIJA

Ngjarja ka ngritur shqetësime të mëdha për mungesën e kushteve të sigurisë në kantierin në fjalë. Pamjet filmike të siguruara nga përditshmëria e punës në kantier tregojnë se punëtorët kanë punuar pa pajisje mbrojtëse, pa litarë sigurie dhe pa ndonjë strukturë mbrojtëse anësore që të shmangte rëniet.

Pas verifikimeve paraprake, është shpallur në kërkim pronari i firmës ndërtuese “BIFFER & CO SHPK”, Tahir Numani, 65 vjeç, i cili u arratis menjëherë pas ngjarjes pa dhënë asnjë sqarim. Njëkohësisht, ka nisur procedimi penal edhe për teknikun e firmës, shtetasin S.B., 69 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Ndërkohë, mësohet se ky nuk është incidenti i parë në këtë kantier. Disa muaj më parë, një tjetër punëtor është plagosur gjatë punës në të njëjtin objekt.

Policia ka mbyllur përkohësisht kantierin, në pritje të përfundimit të hetimeve të para. Trupi i viktimës është përcjellë sot për në banesën e tij të fundit, ndërsa familjarët dhe komuniteti lokal kanë kërkuar drejtësi dhe hetim të plotë të ngjarjes.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme