Komisioni për Legjislacion ka shqyrtuar projekt-kodin penal të Republikës së Kosovës, ku janë më shumë se 100 nene, të cilat kanë pësuar ndryshime.
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se në kapitullin kundër krimit të organizuar e korrupsionit janë ndryshuar 19 nene.
Ministri ka shprehur domosdoshmërinë që ky projektkod të miratohet në Kuvend deri në fund të qershorit, meqë është në mesin e kushteve për liberalizim vizash.
Anëtarët e Komisionit e kanë kritikuar dokumentin, për të cilin thanë se ka shumë gabime gjuhësore.
Deputeti i Vetëvendosjes, Sami Kurteshi, dhe deputeti serb, Igor Simiq, kanë kërkuar që projektligji t’i kthehet sërish qeverisë për përmirësime, por komisioni, me 6 vota, e ka kaluar si të tillë, derisa një ka qenë kundër e një ka abstenuar.