Vdekja e katër turistëve rus në muajin tetot të vitit të kaluar në Qerret të Kavajës, la pas shumë dyshime për vdekje apo vrasje. Së fundmi ka dalë edhe ekspertiza e cila përcakton se shkak i vdekjes ka qenë helmimi.
Lidhur më këtë shkas, eksperti kriminalistik dhe pedagogu, Ervin Karamuço, tha në studion e “MCN live” se besohet që ngjarja ka të bëj me rolin e njërit për viktimave, i cili del të ketë qenë kolonel i lartë në Rusi.
Sipas tij, me këtë Rusia me këtë kërkoi destabilizim të Maqedonisë së Veriut e Shqipërisë.
“Humbja e jetës së katër rusëve, çoj në aludime të shumta, hetimet u thelluan dhe rrezikohej edhe marrëdhënia jonë më Rusinë, sepse ne thamë se ishte ushtarak i lartë, kurse dy javë më pas ambasadori rus tha se nuk ka qenë, kurse shkresa zyrtare konfirmoj se ai ishte oficer, me detyrë të lartë në Ministrinë e brendshme. Ai ka qenë deri në vitin 2015 dhe dyshohet se ka dashur të jap informacione për krimet në Çeçeni. Rastin e bënë “casus belli”, meqë u tha se fillimisht ata drekuan në Maqedoni e erdhën në Qerret më pas, ky mbase ishte rasti i radhës nga rusët, por zgjodhën vendin e gabuar.
Kjo është ngjarja e shekullit në kontestin kriminalistik, sepse ka qenë e sofistikuar, nëse do donin destabilizimin, ky ishte rasti. Institucionet ruse të sigurisë arrijnë deri aty sa bëjnë akte terroriste Është pjesë e hetimeve se si do të dalin , por fakti se ne kemi thanë që para 6 muajve se është përdorur lënde helmuese, si agjent nervor, e dyta për faktin se personi kishte një profil shumë të lartë, ata janë sulmuar dhe kanë vdekur. Rusët kanë dashur të bëjnë një betejë të fshehur dhe një destabilitet në Maqedoni e Shqipëri”.



