Arrestimi i ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, shkaktoi bujë të madhe dhe shumë reagime nga politikanë.
Teksa të gjithë shqiptarët janë mërzitur për ndalimin e ish-komandantit të UÇK-së, është një shqiptar që në fakt është “gëzuar”. Sigurisht, jo për arrestimin e tij, por për faktin se ka pasur kënaqësinë të qëndrojë në të njëjtën qeli me Haradinajn.
Jo vetëm kaq, por shqiptari i dënuar në Francë, ka shfrytëzuar rastin për të bërë një foto që u publikua nga JOQ. I burgosuri shkruan: “Live, në Colmar të Francës. Ju përshëndesim”!